Arrestohen dy persona pasi që u rrahën mes vete derisa ishin duke prerë dru në Prizren
Dy persona në Prizren janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se njërit prej të dyshuarve i janë sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë.
Dy të dyshuarit me vendim te prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Velezhë, Prizren 08.10.2022 – 13:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë. Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
