Arrestohen 3 kosovarë dhe dy braziliane – dyshohen për prostitucion
Tre meshkuj kosovarë dhe dy femra braziliane, janë arrestuar në dyshimet për prostitucion.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Aty thuhet se të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar, dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën e lartëcekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejt në gjykatën kompetente”, thuhet në raport.