Arrestohen 14 persona - akuzohen se kontrabandonin migrantë nga Greqia në Shqipëri - NACIONALE

Arrestohen 14 persona - akuzohen se kontrabandonin migrantë nga Greqia në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e shtetit grek ka arrestuar të hënën 14 persona të cilët akuzohen si anëtarë të një rrjeti që organizonin kontrabandë me migrante të huaj të parregullt nga territori i Greqisë për në Shqipëri.

Siç shkruan Zëri i Amerikës, sipas burimeve të policisë greke, të arrestuar janë 7 policë të hetuar nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Policisë në Greqinë Veriore.

Njësitë e policisë greke po kryejnë kontrolle në banesa në qytete të ndryshme, kryesisht në Follorine dhe Kostur në prani të prokurorëve, për të identifikuar provat

lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit.

Burimet policore greke kanë thënë se të martën të arrestuarit do të sillen në prokurorinë e Kosturit për t`u përballur me akuzat.

Në dy vitet e fundit raportohet se ka rritje të trafikimit të migrantëve të huaj të parregullt nga Greqia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

Një raport i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve FRONTEX, publikuar javën e shkuar, pohonte se vetëm gjatë muajit shtator të këtij viti numri i migrantëve të huaj të bllokuar në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian përmes rrugës ballkanike ishte dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Lajme të ngjashme