Arrestohen dy persona për vjedhjen e 180 thasëve me pelet në Lipjan - NACIONALE

Arrestohen dy persona për vjedhjen e 180 thasëve me pelet në Lipjan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi kanë vjedhur 80 thasë lëndë djegëse të quajtur pelet.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, ku pas kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 thasë pelet.

Raporti i plotë i PK-së:

VJEDHJE

Lipjan 30.08.2022 - 04:17. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë ndaluar me automjetin e tyre në të cilin kishin të ngarkuar rreth 80-thasë pelet, që dyshohej se janë vjedhur. Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur e konfiskuar edhe 100-thasë të tjera pelet që poashtu dyshohet se ishin vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme