Arifi: Shqiptarët e Luginës u lanë anash, Serbia i ka faktorizuar serbët në veri - NACIONALE

Arifi: Shqiptarët e Luginës u lanë anash, Serbia i ka faktorizuar serbët në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur në lidhje me atë se pse emisarët nga Evropa dhe Amerika nuk i takuan shqiptarët në Serbi.

Arifi u shpreh se është kritik ndaj Bashkimit Evropian, sepse sipas tij, po përdoren standarde të dyfishta ndaj Luginës së Preshevës.

“Unë çuditem në aspektin e asaj se sa vlerësohet nga BE-ja sidomos qasja jonë këtu e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e cila ka qenë konstruktive rreth 10 viteve të fundit kur është zhvilluar dialogu, unë jam kritik ndaj Bashkimit Evropian për arsye se e shoh një dyfytyrësi të tyre kundrejtë Luginës së Preshevës. Sa më te qetë që po jemi ne këtu apo sa më kontruktivë që po jemi, aq më pak po vlerësohemi dhe më shumë po neglizhohemi, për mua kjo është një keqardhje e madhe dhe po çuditem se edhe sa do të zgjasë kjo, sepse çdo durim e ka fundin e vet dhe pastaj duhet të veprojmë”, tha ai për Klan Kosova.

Arifi tha se Serbia i ka faktorizuar serbët në veri, ndërkaq sipas tij shqiptarët e Luginës janë lënë anash.

“Më shumë çuditem me qeveritë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të cilat kontribojnë në vazhdimësi në drejtim të asaj që të neglizhohemi, pra konkretisht Serbia i ka faktorizu serbët në veri të Kosovës dhe si faktorë janë pranuar nga Lajçaku dhe Escobari. Ne nuk jemi pjesë e strategjisë kombëtare në Kosovë dhe në këtë kontekst ne nuk jemi interesant as për BE-në dhe ShBA-në”, u shpreh tutje ai.

Lajme të ngjashme