Arifi: 122 mijë e 58 shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht regjistrimit të popullsisë në Luginën e Preshevës - NACIONALE

Arifi: 122 mijë e 58 shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht regjistrimit të popullsisë në Luginën e Preshevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

122 mijë e 58 shqiptarë i janë thirrur pozitivisht regjistrimit të popullsisë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një postimi në Tëitter.

Në mënyrë masive, si asnjëherë më parë, qytetarët shqiptarë të Luginës u mobilizuan për t'iu përgjigjur pozitivisht Censusit. Gjithashtu, një falënderim i veçantë për miqtë tanë ndërkombëtarë që kontribuuan në këtë proces. 122,058 qytetarë të regjistruar”, ka shkruar ai.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, kishte filluar më një tetor 2022 dhe kishte zgjatur një muaj.

Gjatës kësaj kohë, politikanët në Luginën e Preshevës, vazhdimisht i kishin bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen.

Lajme të ngjashme