Arben Gashi: Marrëveshja me VV-në duket pothuajse e pamundur, pushteti duhet të ndahet në raport 3 me 1 - NACIONALE

Arben Gashi: Marrëveshja me VV-në duket pothuajse e pamundur, pushteti duhet të ndahet në raport 3 me 1

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me LVV-në duket pothuajse e pamundur, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ndarjen e pushtetit.

Gashi thekson se me 53 deputetë LVV dhe 18 LDK, raporti është rreth 3 me 1 dhe i njëjti parim duhet të vlejë për institucionet kryesore.

Sipas tij, LVV-së duhet t’i takojnë dy nga tri pozitat kryesore, ndërsa LDK-së njëra prej tyre. Në këtë kuadër, Gashi argumenton se LDK-ja e konsideron Presidentin pozitë që i takon asaj.

Ai thotë se problemi nuk është vetëm posti i Presidentit, por mungesa e besimit dhe e një programi të përbashkët.

“Por duhet ta themi edhe të vërtetën e pakëndshme: Sot duket qartë se një marrëveshje e tillë është pothuajse e pamundur”, shkroi Gashi.

Lajme të ngjashme