Apeli me vendim: Enver Sekiraqa kthehet sërish në paraburgim - NACIONALE

Apeli me vendim: Enver Sekiraqa kthehet sërish në paraburgim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit e ka kthyer në paraburgim Enver Sekiraqën.

Kjo pas kërkesës nga Prokuroria Speciale dhe pas vendimit për dënim të Sekiraqës lidhur me nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

“Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN1.S.nr.91/2024, të datës 17.05.2024, e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.170/2020 të datës 03.05.2024, e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurit E.S, i është caktuar masa e paraburgimit, e cila do të zgjasë deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykimin e gjykatës themelore” thuhet në njoftimin e Apelit.

I akuzuari Enver Sekiraqa, më 3 maj 2024, për herë të tretë pas kthimit të rastit në rigjykim u dënua me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Lajme të ngjashme