Apeli hedhë poshtë ankesën e Shqipdon Fazliut - A po hapet rruga për dekretimin e Kryeprokurorit? - NACIONALE

Apeli hedhë poshtë ankesën e Shqipdon Fazliut - A po hapet rruga për dekretimin e Kryeprokurorit?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorit dhe kandidatit për Kryeprokuror, Shqipdon Fazliu dhe ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, e cila e kishte hudhur poshtë padinë si të paraqitur pas kalimit të afatit.

Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit, thuhet se ankesa e prokurorit Fazliu refuzohet si e pabazuar.

I kontaktuar nga Nacionale avokati i Fazliut, Flakron Sylejmani, ka thënë se nuk ka pranuar asnjë vendim nga Apeli.

Kujtojmë se, me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative, të 2 gushtit 2022, është vendosur të hudhet poshtë padia si e paraqitur pas kalimit të afatit.

Presidentja Osmani, mosdekretimin deri tash të Blerim Isufajtm i zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosvës, e kishte lidhur pikërisht me këtë kontest.

Vendimi:

Lajme të ngjashme