Ankesimi i zonave të Ukrainës, edhe Britania e Madhe shpall sanksione të reja ndaj Rusisë - NACIONALE

Ankesimi i zonave të Ukrainës, edhe Britania e Madhe shpall sanksione të reja ndaj Rusisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly, ka njoftuar se edhe Britania e Madhe po rrit sanksionet kundër Rusisë pas aneksimit "të paligjshëm" të katër zonave të Ukrainës.

Sipas ministrisë së Jashtme, masat do të kufizojnë aksesin e Rusisë në shërbimet kryesore tregtare dhe transaksionale britanike, si dhe do të ndalojnë eksportin në Rusi të pothuajse 700 mallrave që janë kritike për prodhim.

Në një deklaratë, Cleverly tha:

“Mbretëria e Bashkuar dënon plotësisht njoftimin e Putinit për aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas. Ne kurrë nuk do t'i njohim rezultatet e këtyre referendumeve të rreme apo ndonjë aneksimi të territorit të Ukrainës.”

Ai shtoi se, “regjimi rus duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shkelje të neveritshme të ligjit ndërkombëtar.”

Njoftimi për një valë të re të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë vjen pasi ambasadori rus në Londër u thirr nga Cleverly në shenjë proteste kundër aneksimit rus të katër rajoneve të Ukrainës - Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk.

Lajme të ngjashme