Anija e dytë me ndihma për Gazën po ngarkohet në Qipro, thotë organizata amerikane - NACIONALE

Anija e dytë me ndihma për Gazën po ngarkohet në Qipro, thotë organizata amerikane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anija e dytë me ndihma ushqimore për Gazën është duke u ngarkuar në Qipro, sipas një organizate që po e drejton misionin, ndërsa anija e parë si pjesë e një pilot-projekti për dërgimin e ndihmave përmes transportit ujor tashmë po i afrohet enklavës.

Kuzhina Qendrore Botërore thotë se është duke ngarkuar një anije në portin Larnaca të Qipros me 300 tonë ndihma ushqimore – përfshirë bishtajore, peshq në konserva, perime, oriz e miell, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Paletat tona do të duhej të skanoheshin dhe të ngarkoheshin nga fundi i ditës sipas zonës kohore të Qipros” – tha kjo organizatë në një deklaratë, pa saktësuar se kur do të nisë lundrimi i anijes.

Qiproja është duke i kontrolluar dërgesat me ndihma në ishull përmes një procesi në të cilin përfshihet edhe Izraeli për t’i eliminuar kontrollet e sigurisë në destinacionet e shkarkimit, thonë zyrtarët.

Një anije me gati 200 tonë ndihma ushqimore për Gazën u nis nga Qiproja të martën, duke ndjekur një rrugë të re detare për dërgimin e furnizimeve urgjente te një popullsi për të cilën agjencitë humanitare thonë se është në rrezik prej vdekjes nga uria pas më shumë se pesë muajve luftë.

Lajme të ngjashme