Analistja Avdiu nuk u thotë mirëmengjes "atyre që e kanë shpall armike, Amerikën" - NACIONALE

Analistja Avdiu nuk u thotë mirëmengjes "atyre që e kanë shpall armike, Amerikën"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja e politikës, Zana Avdiu nuk po mund t’i pranojë sulmet dhe ofendimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Avdiu nuk ka uruar mëngjes të mbarë për ata që e kanë shpallur Amerikën shtet armik.

Miremengjesi krejtve, pervec atyne qe e kane shpall armike, Ameriken.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, vartës të pushtetit janë hedhur në sulm ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë që po kërkojnë themelimin e Asociacionit.

Përveç Avdiut edhe analistë të tjerë kanë kundërshtuar këto sulme ndaj Amerikës.

Në anën tjetër, sot në ambasadën amerikane pritet të mbahet një takim ku do të diskutohet për Asociacionin. Në takim marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit, por edhe nga shoqëria civile.

Lajme të ngjashme