Analisti Thaçi: Rama nuk duhet të eksperimentojë me qëndrime politike të pavarura karshi Kosovës - NACIONALE

Analisti Thaçi: Rama nuk duhet të eksperimentojë me qëndrime politike të pavarura karshi Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Jusuf Thaçi i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama duke i thënë se duhet ta kuptojë seriozitetin e situatës në Kosovë dhe nuk duhet të eksperimentojë me qëndrime politike të pavarura karshi Kosovës.

Ai tutje ka shkruar se në këtë pikë është e lehtë për Ramën, duke thënë se mjafton që qëndrimet e tij për Kosovën t'i ketë në sinkron të plotë me Kosovën.

Kryeministri i Shqipërisë duhet ta kuptojë seriozitetin e situatës në Kosovë dhe nuk duhet të eksperimentojë me qëndrime politike të pavarura karshi Kosovës, të cilat mund ta dëmtojnë Kosovën. Kryeministri i Shqipërisë e ka shumë kollaj në këtë pikë: mjafton që qëndrimet e tij për Kosovën t'i ketë në sinkron të plotë me Kosovën dhe të ofrojë përkrahje të pakushtëzuar për Kosovën, sepse Kosova nuk është thjesht një shtet fqinj i Shqipërisë, por pjesë e kombit shqiptar.” – ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme