Analisti serb: Situata në veri varet nga mënyra se si NATO do ta menaxhojë situatën - NACIONALE

Analisti serb: Situata në veri varet nga mënyra se si NATO do ta menaxhojë situatën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, ka deklaruar se forcat e NATO-s duhet të merren më shumë me sigurinë e Kosovës, pasi drama në Serbi mund të shndërrohet në luftë sociale.

Sipas tij, NATO duhet të menaxhojë situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë.

“Sa i takon NATO-s është një moment me të vërtetë serioz. Drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë, sepse janë ende të njohur me luftërat e viteve ’90. Ndaj nevojitet një ndërhyrje shumë e shpejtë, sa më e shpejtë për të garantuar sigurinë. Kjo varet edhe nga mënyra se si NATO do të menaxhojë jo vetëm situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë. Tani është koha që NATO të thotë “njerëz ju duhet të respektoni rendin dhe ligjin e të bashkoheni me NATO-n”. Kjo nuk është diçka emocionale. Ne nuk jemi 15 minuta para mesnate por jemi 15 minuta pas mesnate, ndaj duhet të mendohemi”,-tha analisti serb.”, tha Janiq në një intervistë për Euronews Albania.

Lajme të ngjashme