Analisti Islami: Kurti po nxit urrejtje dhe po përçan popullin me fjalët për Astrit Deharin - NACIONALE

Analisti Islami: Kurti po nxit urrejtje dhe po përçan popullin me fjalët për Astrit Deharin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Dardan Islami ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në të cilin akuzon kryeministrin Albin Kurti se po “nxit urrejtje dhe përçarje në popull” me rastin e Astrit Deharit.

Kryeministri Kurti me anë të një postimi në Facebook reagoi për aktgjykimin lirues që u dha sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Nëse deri tash kemi bërë thirrje ‘’Drejtësi për Astritin’’ për të zbuluar tërësisht rastin, tash kjo thirrje bëhet edhe më e prerë.” – u shpreh kryeministri Kurti.

Ndaj këtyre fjalëve ka reaguar Dardan Islami që i sheh si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes në popull” në momente të vështira.

Islami ka thënë se prioritet i Kurtit është “manipulimi i opinionit” duke ikur nga përgjegjësia që e ka kriju në veri.

“Është krejtësisht patetike me nxitë urrejtje dhe përçarje mes popullit në këto momente të vështira.” – shprehet Islami.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar:

Lajme të ngjashme