Analisti ironizon me fitoren e VV-së: Qoni more, përvilni mangët e ndreqni diçka - NACIONALE

Analisti ironizon me fitoren e VV-së: Qoni more, përvilni mangët e ndreqni diçka

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar pushtetin që nuk po bën asgjë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ai ka ironizuar me veprimet e opozitës dhe të pushtetit pas 28 dhjetorit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se fituesit e zgjedhjeve duhet të jenë më aktiv.

“Jo që na u ka dëshpru opozita me rezultate të zgjedhjeve, po edhe ata që kanë fitu janë lodhë, janë dërmu. Sikur po thojnë "çka me ba tash me këtë fitore?" Me gjasë as që po dijnë, e as që kanë vullnet me fillu e me qeverisë e punu. Na nuk po shohim asnjë vullnet as iniciativë e gadishmëri. Mos i keni ra pishman? Po tash nuk ka kthim mbrapa. Quni more, përvini mangët e ndreqni najsend, punoni. Filloni nga energjia! Qaty keni dështu mas keqti, krim i vërtetë për popullin, familjet, bizneset e ekonominë. E masandej ndihmojuni edhe bizneseve, se nuk ka as ushtri, as siguri kombëtare, as kurgjo pa ekonomi funksionale dhe të fortë”, ka shkruar ai, duke përmendur fushat ku duhet të intervenohet.

“Mbi 6 miliardë euro në vit nga 2.8 e keni qu deficitit tregtar në mallra, e me këtë trend keni me shku në 10 miliardë, gati 1 miliardë në muaj që dalin jashtë. E keni masandej arsimin shumë në gjendje kritike. Edhe shëndetësinë. Naj projekt të madh, me lan ndonjë shenjë, me gjithë këto vite që keni qeverisë e rreth 25-30 miliardë që i shpenzoni në dy mandate. Qyni o të gëzum, punoni diçka, se koha po ecën shpejt e nevojat po rriten”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme