Analisti i reagon Kurtit pasi priti personat me aftësi të kufizuara i ulur në karrocë: S’është për të qeshur
Analisti nga Londra, Afrim Haliti ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti priti në zyrën e tij personat me aftësi të kufizuara, i ulur në një karrocë.
Haliti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo nuk është për të qeshur dhe se përvetësimi i eskperiencave të personave me aftësi të kufizuara, është i gabuar.
“Përvetësimi i eksperiencave të personave me aftësi të kufizuara nuk është lojë dhe është i gabuar sepse përfshin huazimin ose marrjen e elementeve të identitetit ose përvojës së aftësisë së kufizuar pa mirëkuptimin, respektin ose pëlqimin e duhur. Kjo shpie në shtrembërimin e përvojave dhe realiteteve të personave me aftësi të kufizuara dhe përjetëson stereotipe dhe stigma të dëmshme.” – ka thënë ai.
Tutje, Haliti ka shkruar: “Personat me aftësi të kufizuara kanë një histori unike që shpesh anashkalohet dhe nënvlerësohet nga shoqëria e gjërë. Duke përvetësuar eksperiencën e personave me aftësi të kufizuara, personat që nuk kanë aftësi të kufizuara margjinalizojnë edhe më tej këta persona si dhe përvojat e tyre.”
Reagimi i plotë:
Kryeministër kjo nuk është fun,
Përvetësimi i eksperiencave të personave me aftësi të kufizuara nuk është lojë dhe është i gabuar sepse përfshin huazimin ose marrjen e elementeve të identitetit ose përvojës së aftësisë së kufizuar pa mirëkuptimin, respektin ose pëlqimin e duhur. Kjo shpie në shtrembërimin e përvojave dhe realiteteve të personave me aftësi të kufizuara dhe përjetëson stereotipe dhe stigma të dëmshme.
Personat me aftësi të kufizuara kanë një histori unike që shpesh anashkalohet dhe nënvlerësohet nga shoqëria e gjërë. Duke përvetësuar eksperiencën e personave me aftësi të kufizuara, personat që nuk kanë aftësi të kufizuara margjinalizojnë edhe më tej këta persona si dhe përvojat e tyre.
Për më tepër, përvetësimi i identitetit ose përvojës së aftësisë së kufizuar rezulton gjithashtu në komodifikimin e aftësisë së kufizuar, ku përvojat e personave me aftësi të kufizuara përdoren për përfitime pa pëlqimin ose përfitimin e tyre.