Analisti boshnjak: Kosova nuk duhet të lejojë formimin e Asociacionit - NACIONALE

Analisti boshnjak: Kosova nuk duhet të lejojë formimin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Bonja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviq, është shprehur kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Kosova duhet t`i rezistojë presionit të SHBA-së dhe BE-së për ta formuar këtë asociacion.

Sipas tij, formimi i asociacionit është një luftë për të përcaktuar formën e politikës së rajonit për dekadat e ardhshme.

“Pse ka rëndësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor që Kosova t’i rezistojë me sukses fushatës së vazhdueshme të presionit nga Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian që të krijojë një ‘Asociacion të komunave me shumicë serbe’? Sepse është një luftë për të përcaktuar formën e politikës së rajonit për dekadat e ardhshme…”, ka shkruar Mujanoviq.

Lajme të ngjashme