Analist Gashi ironizon: Ndërmarrja e Pavarur Hoteliere: Kuvendi i Kosoves
Analisti i politikës, Astrit Gashi, ka ironizuar me deputetët e Kuvendit të Kosoëvs dhe me institucionin e Kuvendit në përgjithësi.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës është “ndërmarrje e pavarur hoteliere”, teksa ka shtuar edhe se çka ofrohet në menynë e saj.
“Ndermarrja e Pavarur Hoteliere: Kuvendi i Kosoves - MENU : - Korrupcion – Nepotizem – Akuza – Sharje – Fyerje ... - Pizza Napoli - Cmimi: 1550 deri ne 2000 euro per person.. Welcome, Welcome, Welcome...” – ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.
Reagimi i tij vjen pasi në debatin parlamentar pati diskutime edhe për një picë. Diskutimi për picën ishte mes deputetit të VV-së, Armend Muja dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
Në ketë debat u përfshinë edhe deputetë të tjerë, por me një rast edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
