Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri vjen për vizitë në Kosovë, Hovenier: Biseduam për prioritetet tona të vazhdueshme rajonale
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka mirëpritur në Kosovë ambasadoren e vendit të tij në Shqipëri, Yuri Kim.
Hovenier në shkrimi e tij në Twitter ka thënë se me ambasadoren Kim kanë shëtitur në Prishtinë e me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin dhe prioritetet për rajonin.
“Kënaqësi ta mirëprisja në Kosovë miken dhe kolegen time, ambasadoren e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, dhe t'ia tregoja Prishtinën. Ambasadorja Kim dhe unë i shijuam kujtimet për historinë tonë të përbashkët si dhe bisedën e mrekullueshme për bashkëpunimin dhe prioritetet tona të vazhdueshme rajonale.”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Lovely to welcome my friend and colleague, @USAmbAlbania Yuri Kim to Kosovo and to show her around Pristina. Ambassador Kim and I enjoyed reminiscing about our shared history as well as great conversation about our continued regional collaboration and priorities. pic.twitter.com/b1MBoQOXAG
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 4, 2022
