Ambasadorja kosovare i shpreh mirënjohje Republikës Çeke për mbështetjen në liberalizimin e vizave për Kosovën - NACIONALE

Ambasadorja kosovare i shpreh mirënjohje Republikës Çeke për mbështetjen në liberalizimin e vizave për Kosovën

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysa, takoi shefen e kabinetit të Qeverisë çeke, Jana Kotalikova.

Iberhysa ka thënë në një postim në Twitter se kanë folur për krizën aktuale ballkanike dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen në lidhje me liberalizimin e vizave dhe rrugën drejt BE-së.

“Faleminderit Kotalikova. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Republikës së Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovës dhe rrugën drejt BE-së. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i afruar vendet dhe popujt tanë” - shkroi Iberhysa në Twitter.

Lajme të ngjashme