Ambasadorja e Francës: Nuk ka integrim në BE, pa marrëveshje Kosovë – Serbi - NACIONALE

Ambasadorja e Francës: Nuk ka integrim në BE, pa marrëveshje Kosovë – Serbi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine-Butel, ka folur për liberalizimin e vizave dhe dialogun ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

Në një pritje zyrtare për Festën Kombëtare Franceze, Butel tha se Kosova ka bërë përparim për liberalizimin e vizave. Megjithatë, nuk dha datë se kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm.

Në fakt çështja e liberalizimit të vizave është rikthyer qartë në tryezën e diskutimeve evropiane, në kushte më të favorshme se asnjëherë më parë. Është gjithashtu rezultat i punës së bërë nga Kosova për të qenë më proaktive në skenën ndërkombëtare”, tha Butel.

Ambasadorja Butel pati një porosi edhe për dialogun, Kosovë-Serbi, për çka tha se nuk do të ketë integrim të mundshëm për Kosovën dhe Serbinë në BE, derisa ka mosmarrëveshje mes vendeve.

“Lufta në Ukrainë rikujton urgjencën për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Nuk ka alternativë dialogu. Përderisa kjo mosmarrëveshje vazhdon, nuk do të ketë integrim të mundshëm për Kosovën dhe Serbinë brenda Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.

Lajme të ngjashme