Ambasadori suedez: I kuptoj shqtësimet për Asociacionin, por jo referimet që bëhen për "Republika Srpska" - NACIONALE

Ambasadori suedez: I kuptoj shqtësimet për Asociacionin, por jo referimet që bëhen për "Republika Srpska"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqetësimet për Asociacionin janë të kuptueshme por ndërlidhjet me ‘Republika Srpska’-n janë të padrejta, ka thënë ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund.

Unë e kuptoj shqetësimin për Asociacionin. Unë jam mjaft i vjetër dhe më kujtohet kur kam marrë pjesë në krijimin e një asociacioni të ngjashëm në Kroaci, kur punoja për Kombet e Bashkuara në vitet 1996 -1998. Patëm ngritur një strukturë të ngjashme për serbët kroatë. Kjo strukturë nuk ka kërcënuar shtetin kroat në çfarëdo mënyre, kështu që unë mendoj se ka histori suksesi”, ka thënë ai për “Ekonomia Online”.

Mendoj se referenca për Republika Srpska në Bosnje është paksa e padrejtë sepse ky është një kontekst krejtësisht tjetër. Pra, unë e respektoj frikën, ose më mirë shqetësimet, por mendoj se kjo mund të bëhet në një mënyrë të qetë. Unë vetëm mund të nënvizoj dhe mbështes shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe SHBA-në duke thënë se ne i rekomandojmë qeverisë të krijojë një asociacion”, ka shtuar Westerlund.

Lajme të ngjashme