Ambasadori Guerot së bashku me ambasadorin Abbott: Vendet tona janë shembull për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

Ambasadori Guerot së bashku me ambasadorin Abbott: Vendet tona janë shembull për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, së bashku me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë ndjekur ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Guerot përmes një postimi në Twitter, ka shkuar se vendet e tyre janë shembull i pajtimit mes fqinjëve që dikur kishin problem me njëri-tjetrin, duke bashkangjitur flamurin e Kosovës dhe Serbisë.

Duke parë ceremoninë e kurorëzimit me mikun dhe kolegun tim të shkëlqyer Britania e Madhe, Nicholas Abbott. Franca dhe Britania e Madhe, aleatë përgjithmonë : një shembull tjetër i pajtimit mes fqinjëve që dikur kishin probleme me njëri-tjetrin.” – ka shkruar ambasadori Guerot duke bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Lajme të ngjashme