Ambasadori gjerman: Shpresoj që Kosova të udhëtojë pa viza shpejt - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Shpresoj që Kosova të udhëtojë pa viza shpejt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur deklaratën tashmë zyrtare të shtetit gjerman se Kosova meriton udhëtimin pa viza.

Ai ka theksuar edhe një herë deklaratën e Trekëndëshit të Vajmarit për liberalizimin e vizave.

Pra Franca, Gjermania e Polonia kanë ritheksuar nevojën për progres në liberalizimin e vizave për shtetin kosovar.

“Shpresojmë që shumë shpejt të liberalizohen vizat dhe ju të mund të udhëtoni pa viza. Ndoshta e keni parë deklaratën e shefave të shteteve Gjermani, Francë dhe Poloni të cilat kanë deklaruar se është koha për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që shumë shpejt të merret ky vendim”, theksoi ambasadori gjerman, raporton Zëri.

Lajme të ngjashme