Ambasadori gjerman: Kosova e ka obligim ta themelojë Asociacionin - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Kosova e ka obligim ta themelojë Asociacionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar që nuk duhet të diskutohet për nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, por për zbatimin e saj.

Në një deklaratë për “RTV 21”, ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kryejnë detyrat e tyre.

“E kam thënë edhe më parë, ajo që na duhet tani është zbatimi dhe jo diskutimi se si do të arrijmë atje. Sepse më parë kishte shumë marrëveshje që janë nënshkruar por nuk janë zbatuar. Prandaj jemi përqendruar tani në zbatim. E shohim tani zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, gjithashtu edhe zbatimin që nënkupton që njerëzit po i ndërrojnë targat e makinave. Për ne zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit është e rëndësishme. Kosova duhet të bëjë detyrat e saj dhe gjithashtu edhe Serbia.” – u shpreh ai.

Veç kësaj, Rohde deklaroi që obligimi i Kosovës është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

”Kjo është ajo që BE-ja, Gjermania dhe të gjithë partnerët e afërt të Kosovës presin nga ajo. Obligimi i Kosovës nga viti 2015 është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe pjesë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit për Kosovën e pjesa kryesore është themelimi i AKSHS. Siç e kemi thënë sapo ka nisur dhe gjithashtu edhe pala tjetër, Serbia, duhet të bëjë detyrat e saj.” – citohet se ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme