Ambasadori francez takohet me Flutura Kusari: Liria e medias, prioritet kyç për diplomacinë franceze - NACIONALE

Ambasadori francez takohet me Flutura Kusari: Liria e medias, prioritet kyç për diplomacinë franceze

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot sot është takuar me juristen e medias, Flutura Kusari.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori ka thënë se me Kusarin kanë pasur një diskutim të mirë.

Veç kësaj, ai ka deklaruar se guximi, profesionalizmi dhe integriteti janë vendimtare për lirinë e medias në Kosovë.

“Diskutim i mirë me Flutura Kusari, njëra prej 13 heronjve dhe heroinave të vitit 2023, e zgjedhur nga Courrier des Balkans. Guximi, profesionalizmi dhe integriteti janë vendimtare për lirinë e medias në Kosovë. Liria e medias dhe shprehjes janë prioritete kyçe në diplomacinë franceze” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme