Ambasadori evropian: Nuk krahasohen Bajnska me vrasjen e policit serb, sulmi në Kosovë ishte i organizuar - NACIONALE

Ambasadori evropian: Nuk krahasohen Bajnska me vrasjen e policit serb, sulmi në Kosovë ishte i organizuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e ka theksuar se sulmi i Bajnskës dhe vrasja e policit serb janë dy raste krejtësisht të ndryshme.

Ai për “T7” citohet të ketë thënë se ato nuk janë të krahasueshme, pasi Bajnska u krye qartazi nga një grup i organizuar kriminal.

Szunyog ka përmendur se në rastin e vrasjes së policit serb, kjo u bë nga një individ i arratisur nga burgu.

“Ato dy raste janë krejtësisht të ndryshme dhe mendoj se nuk duhet të krahasohen për ne. Veprimtaria e grupit kriminal të Banjskës ishte e organizuar. Por Banjska u krye qartazi nga një grup i mirorganizuar kriminal dhe kjo vërtetohet nëse shikoni madhësinë në numrin e personave të përfshirë, numri i makinave të konfiskuara, numri i armëve dhe municioneve. Kjo nuk është qartësisht e krahasueshme me aktivitetet e një individi, qartësisht dihet se ka qenë një kriminel dhe i cili pak më parë është arratisur nga burgu.” – ka thënë ai.

Vlen të theksohet se autoritet serbe në vazhdimësi kanë tentuar ta paraqesin rastin si “akt terrorist”.

Lajme të ngjashme