Ambasadori britanik pas takimit me Osmanin: Diskutimet politike me respektueshmëri, janë jetike në këto kohë - NACIONALE

Ambasadori britanik pas takimit me Osmanin: Diskutimet politike me respektueshmëri, janë jetike në këto kohë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në këto kohë “paqartësie të madhe politike” është jetike për Kosovën që diskutimet politike “të jenë me respektueshmëri dhe konstruktive.”

Kjo në dritën e tensioneve të mëdha politike dhe një fushate masive kundër Vjosa Osmanit në rrjete sociale nga përkhrahës të Vetëvendosjes.

“Sot bisedova me presidentin Osmani për nevojën urgjente për kthimin e Kosovës në stabilitetin politik për të mundësuar përparim në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara,” shkroi Ambasadori.

Lajme të ngjashme