Ambasadori britanik: Nëse do t’u thonit njerëzve në vitin 1999 se do të ishin në këtë lojë sonte, s’do ta besonin - NACIONALE

Ambasadori britanik: Nëse do t’u thonit njerëzve në vitin 1999 se do të ishin në këtë lojë sonte, s’do ta besonin

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas humbjes së vendit në ndeshjen kundër Turqisë.

Ai ka thënë se herën tjetër, vendi do të shkojë një hap më tutje, duke theksuar se kjo ishte një arritje e madhe.

“Nëse do t’u thonit njerëzve në vitin 1999 që do të ishin në këtë lojë sonte, nuk do ta besonin”.

“Bravo Kosova për një performancë të mrekullueshme dhe një arritje të pabesueshme në këtë kampanjë të Kupës së Botës. Ka shumë për të qenë krenarë. Herës tjetër do të shkoni edhe një hap më tej”.

“Shihemi në Botërorin 2030”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme