Altin Krasniqi flet për vizitat të babi në Hagë: Ai më këshillon të mos heq dorë nga vlerat dhe parimet - NACIONALE

Altin Krasniqi flet për vizitat të babi në Hagë: Ai më këshillon të mos heq dorë nga vlerat dhe parimet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka folur për vizitat që realizon në Hagë,

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka treguar edhe për porositë që merr nga babai i tij gjatë këtyre vizitave.

“Mesazhi kryesor që marr nga babai im është gjithmonë të mbaj kokën lart dhe të jem i drejtë dhe i sinqertë në gjithçka që bëj. Ai më këshillon të mos heq dorë nga vlerat dhe parimet, pavarësisht vështirësive që mund të has gjatë rrugës. Mesazhi i tij është një thirrje për përkushtim ndaj Kosovës dhe për të punuar gjithmonë në të mirën e vendit dhe qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se në këto vizita takon edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

“Po, gjatë vizitave në Hagë, kam pasur mundësinë të takoj edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë bashkëluftëtarë dhe miq të ngushtë të babait tim. Këto takime janë shumë domethënëse dhe më kujtojnë përkushtimin e tyre për çlirimin e Kosovës. Është një nder të jem pranë tyre dhe të dëgjoj historitë dhe këshillat e tyre. Ata mbeten simbol i sakrificës dhe rezistencës sonë kombëtare, dhe prania e tyre më motivon të punoj edhe më shumë për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme