Aliu, ministrive dhe ambasadave: Po i shpenzoni paratë për diçka që ka zero vlera akademike
Eksperti financiar, Florin Aliu, ka reaguar ashpër ndaj financimit të raportove nga ministritë dhe ambasadat e Kosovës, duke thënë se të ndalenë botimi i këtyre librave.
Aliu në profilin e tij në Facebook ka shkruar se paratë po shpenzohen në punime që kanë “zero vlera akademike”.
“Njoh njerëz në Kosovë që me këto para mund të bëjnë shkencë të vërtetë me ndikim social dhe akademik.” – ka shkruar ndër të tjera.
Ai nuk ka treguar se për cilat publikime bëhet fjalë.
Shkrimi i plotë i tij:
Amoni nalnu me botimin e këtyre librave katastrofikë. Megallomania dhe budallakia nuk janë larg njëra-tjetrës. Po shoh disa nga këto libra dhe disa nga këto raporte janë financuar nga ministritë dhe ambasadat përkatëse. Thjesht po i shpenzoni paratë për diçka që ka zero vlera akademike. Njoh njerëz në Kosovë që me këto para mund të bëjnë shkencë të vërtetë me ndikim social dhe akademik. Stop Budallakise.

