Borrell diskuton me Kurtin: Folëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, takohemi më 27 shkurt - NACIONALE

Borrell diskuton me Kurtin: Folëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, takohemi më 27 shkurt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Borrell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kanë diskutuar rreth planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Këtë, ai e konsideron si çelësin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Në fund, Borrell ka folur edhe për takimin e 27 shkurtit, ku fillimisht do të mbahen takime ndaras me Kurtin e Vuçiqin, e më pas edhe një të përbashkët.

“U takova me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar nevojën për avancimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është çelësi për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ne do të mbajmë një takim të nivelit të lartë më 27 shkurt.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme