Aliu: Drejtësi për çlirimtarët dhe Kosovën
Kryetari i Ferizajt, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Agim Aliu ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i tij:
“Edhe në Hagë, edhe në Prishtinë, kudo e kurdo, njëzëri i gjithë populli – Drejtësi për Çlirimtarët! Drejtësi për Kosovën!
Liria ka emrin e lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”