Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të Qeverisë, Tahiri: Qeveria Kurti e ka të ndaluar të marrë vendime - NACIONALE

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të Qeverisë, Tahiri: Qeveria Kurti e ka të ndaluar të marrë vendime

1 orë më parë

nga NACIONALE

Aleanca ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në lidhje me 17 vendimet që këtë muaj janë marrë në mbledhje të Qeverisë në detyrë.

Këto vendime kanë të bëjnë me emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se një gjë e tillë është e ndaluar me Ligjin për Qeverinë dhe në vlerësimin e juristëve që e përfaqësojnë këtë lëndë, bie ndesh me ligjin.

“Kemi dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal për Qeverinë në detyrë, respektivisht për kryeministrin në detyrë për shkak se me datën 12 gusht të këtij viti ata kanë marrë disa vendime të cilat në vlerësimin tonë dhe juristëve tanë që e përfaqësojnë këtë lëndë bie ndesh me ligjin dhe të gjitha rregulloret që mund t’i ketë një qeveri. E ka të ndaluar me ligjin për Qeverinë të marrë vendime që janë të ndërlidhura me 17 vendime që janë marrë në mbledhjen e Qeverisë, për emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërore në agjencione qeveritare dhe në një rast në përzgjedhjen e një sekretari të përhershëm”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme