Albulena Haxhiu: Rrugët nuk janë vetëm asfalt - NACIONALE

Albulena Haxhiu: Rrugët nuk janë vetëm asfalt

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu ka thënë se “rrugët nuk janë vetëm asfalt, por lidhje midis njerëzve e mundësi për zhvillim”.

Këto deklarata ajo i ka bërë në një postim në Facebook, ku njoftoi për asfalltimin e një rruge në Zveçan.

Rrugët nuk janë vetëm asfallt, ato janë lidhje midis njerëzve, mundësi për zhvillim dhe dëshmi e pranisë së shtetit atje ku duhet të jetë.

Me fillimin e asfalltimit të rrugës në Zveçan, mundësohet lëvizje më e lehtë, zhvillim, qasje më të shpejtë në shërbime dhe siguri më të madhe në rrugëtimin e përditshëm.

Ky projekt, në gjatësi prej 22 kilometrave, ka rëndësi të veçantë sepse e lidhë këtë zonë me Liqenin e Ujmanit”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme