Albulena Haxhiu reagon për dhunën ndaj Belgin Jasharit: Të ndëshkohet autori - NACIONALE

Albulena Haxhiu reagon për dhunën ndaj Belgin Jasharit: Të ndëshkohet autori

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për dhunën ndaj futbollistit Belgin Jashari, i cili rrëfeu rastin e tij në një intervistë për Nacionalen.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është veprim i papranueshëm.

“Dënoj ashpër aktin e dhunës ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari, i cili u sulmua fizikisht gjatë një ndeshje në Fushë Kosovë. Ky veprim i papranueshëm përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe rrezikon mirëqenien emocionale të të gjithë fëmijëve të pranishëm. Dhuna, sidomos me motive racore, nuk ka vend në asnjë hapësirë që u dedikohet fëmijëve e aq më pak në një fushë sportive e cila duhet të jetë vend i lojës, zhvillimit dhe përfshirjes” – ka shkruar ajo.

Tutje, Haaxhiu u shpreh se ky rast duhet të trajtohet me seriozitet dhe të ndëshkohet autori.

“Republika e Kosovës, vendi ynë, është atdhe i të gjithë neve, pa asnjë dallim. Shtypja, racizmi dhe çfarëdo dhune tjetër nuk mund të tolerohet prandaj ky rast duhet të trajtohet me seriozitet të lartë duke ndëshkuar autorin dhe me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme