Albulena Haxhiu në 20-vjetorin e themelimit të VV-së: Nuk jemi ndërtuar mbi interesa, por mbi parime
Kandidatja e përhershme për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalim me rastin e 20-vjetorit të themelimit të VV-së.
Ajo ka thënë se Vetëvendosja është ndërtuar mbi parime, e jo interesa.
“VV-ja nuk është ndërtuar mbi interesat, por mbi parime. VV-ja ka insistuar në lidhjen e qytetarit me politikën. Mbi guximin për të qenë i drejtë edhe atëherë kur është shumë e vështirë”, ka thënë Haxhiu.