Albin Kurti flet si Sadri Ramabaja, e përmend prapë luftën hibride
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në disa raste ka përmendur togfjalëshin “luftë hibride”, që në diskursin publik kosovar ishte popullarizuar nga Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist stoik i Lëvizjes Vetëvendosje.
Shefi i ekzekutivit kosovar e ka përdorur edhe sot luftën hibride ndaj Kosovës dhe qeverisë së saj.
“Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme, prej atyre që janë pasojë e keqkuptimit, moskuptimit a keqinterpretimit të situatës dhe zhvillimeve e deri tek ato që janë dëshira anti-qeveritare të transmetuara publikisht si lajme faktike. Lufta hibride kundër Republikës së pavarur të Kosovës dhe qeverisë së saj demokratike e progresiste do të dështojë.” – shkroi ai.
Në fakt, ky term më shumë shënjon mungesën e argumenteve nga subjekti që e përodorë, pasi që shfrytëzohet si një legjitumues i fjalës boshe. Pra sa herë ka zbrazëti argumentuese, togfjalëshi “luftë hibride” nga Serbia përdoret si platformë për të arsyetuar qëndrimin e pabazë.
