Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës, pasi u zgjodh deputet
Alban Zogaj sot ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës.
Në postimin e tij në Facebook, ai ka treguar se arsyeja se pse ka dhënë dorëheqje është zgjedhja e tij si deputet i Kuvendit.
‘‘Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik’’, ka shkruar ai mes tjerash.