Akuzat për korrupsion: Fillon seanca ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe anëtarëve të OSHP-së - NACIONALE

Akuzat për korrupsion: Fillon seanca ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe anëtarëve të OSHP-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar gjykimi për korrupsion lidhur me aktakuzën e Prokurorisë ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, dhe ish-anëtarëve të bordit në OSHP.

Gazetarja e Nacionales, Leonora Kolukaj, raporton se ka filluar shqyrtimi fillestar për këtë rast.

10 persona akuzohen për keqëprdorim të detyrës lidhur me një tender për rrugën Prizren-Prevallë. Dëmi dyshohet të jetë mbi 12 milionë euro.

Të akuzuarit:

Izedin Bytyqi, ish sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës;
Muhamet Hoti, ish zv.ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Hoti;
Betim Reçica, ish-sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës;
Valmira Bllaca, ish u.d e drejtoreshës së Divizonit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës;
Zymer Abdullahu, ish-sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës;
Jetmir Alaj, gjithashtu ishte pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës;
Blerim Dina, ish-kryetat i Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik (OSHP)
Goran Bilenkoviç, ish-anëtar i bordit të OSHP’së;
Nuhi Paçarizi, ish-anëtar të bordit të OSHP-së’

Lajme të ngjashme