Akuzat nga Kosova, Lajçak: Sulmet personale nuk janë mënyrë evropiane
Në intervistën me REL, Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është pyetur edhe në lidhje me kritikat nga Kosova rreth punës së tij.
“Z. Lajçak, Bashkimi Evropian dhe ju vetë jeni akuzuar nga udhëheqësit e Kosovës për qëndrim jo fer ndaj vendit. Si e komentoni këtë?” – ishte pyetja e REL-it.
Në lidhje me kritikat nga Kosova, Lajçaku tha se “sulmet personale nuk do të ndihmojnë” dhe se “nuk janë mënyrë evropiane”.
“Unë jam mjaftueshëm gjatë në këtë punë për t’i ditur të gjitha këto lojëra. Pikë së pari, sulmet personale nuk janë mënyrë evropiane. Ne nuk e bëjmë këtë në Evropë. Duhet t’i shohësh çështjet…
Nëse mendoni se mund të merrni gjithçka falas, atëherë sigurisht se kur ju kërkohet ta kryeni pjesën tuaj, mund t’ju duket e padrejtë. Por, në jetën reale, mes të rriturve, duhet të japësh që të marrësh. Të dyja palët. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të arrish marrëveshje. Dhe, sulmet personale nuk do të ndihmojnë, sepse ato, në fakt, diskreditojnë njerëzit që sulmojnë” – tha ai.