Aktori: Regjimi i vjetër ndërtoi ura që lidh shtete, pushteti i ri e ndërtoi urën e Saradranit - NACIONALE

Aktori: Regjimi i vjetër ndërtoi ura që lidh shtete, pushteti i ri e ndërtoi urën e Saradranit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktori dhe ish-kandidati për deputet, Jeton Zogjani, shpeshherë përfshihet në debatet për politikën dhe temat aktuale të vendit.

Ai kësaj radhe ka publikuar një fotografi nga ura në Autostradën “Arbën Xhafer” dhe urën e kryeministri Kurti në Saradran të Istogut.

Regjimi i vjeter ndertoj ura qe lidhe shtete, pushteti i ri e maroj uren e saradranit! Miremjes.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë Ura e Saradranit u bë e famshme pasi Kurti mori pjesën në përurimin e saj.

Mirëpo kjo urë nuk u gëzuar kurrë nga banorët pasi punimet nuk ishin përfunduar ashtu siç kishte pretenduar Zyra e Kryeministrit.

Për të lexuar më shumë për këtë urë, ftoheni të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme