Aktivistja social-demokrate: Kurtit po i thellohet kompleksi në Bruksel, po bëhet i rrezikshëm - NACIONALE

Aktivistja social-demokrate: Kurtit po i thellohet kompleksi në Bruksel, po bëhet i rrezikshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja social-demokrate, Teutë Rrusta, ka denoncuar praninë e Kurtit në dialog me Vuçiqin – e ku raportohet të jetë diskutuar edhe për Asociacionin dhe çështje tjera të brendshme të Kosovës.

Ajo ka thënë se pikërisht në kundërshtimin e (sic) “koordinatave mbi të cilat zhvillohej dialogu”, Kurti ka ardhur në pushtet.

“Imazhin e tij prej njeriu të drejtë dhe të guximshëm, e ka të investuar pikërisht në këtë çështje,” - ka thënë znj. Rrusta.

Më tej, ajo shton se Kurti duke qenë i vetëdijshëm për rrugën që po ndjek do të bëhet edhe më i rrezikshëm sepse “do t’i thellohet kompleksi”.

Kujtojmë se Kurti kishte shkelur shumë prej qëndrimeve të tij kryesore në lidhje me dialogun me Serbinë.

Statusi i plotë:

A nuk erdhi Kurti në pushtet duke kundërshtuar koordinatat mbi të cilat zhvillohej dialogu? Imazhin e tij prej njeriu të drejtë dhe të guximshëm e ka të investuar pikërisht në këtë çështje.

Nga kritikues i pakompromis u bë motorr i projektit të vjetra të Asociacionit etnik. Ai e njeh këtë fakt, prandaj do t’i thellohet kompleksi. Prandaj është i rrezikshëm.

Lajme të ngjashme