Aktivistja kërkon hetim nga Policia për krimet seksuale ndaj të miturave nga anëtarë të VV-së e PSD-së
Gjatë ditës Nacionale raportoi për një Podcast të një vajze kosovare, e cila përmes rrjeteve sociale shtjelloi në detaje historikun e saj.
Ky historik përbën precedent në vete, pasi tregon se si ajo u përball me sulme seksuale nga disa anëtarë të VV-së e PSD-së.
Ajo flet për një organizim të Lëvizjes Vetëvendosje të bërë para disa vitesh në Liqenin e Badovcit, ku aktivisti burrë i kësaj partie do të sulmonte seksualisht Hanën, që atëherë thotë se i kishte 16 vjet.
“Kur jam kanë në shkollë të mesme kam qenë aktiviste në Lëvizjen Vetvendosje. Ju e dini që ‘I love Albini”, por aktivistat që janë mbrenda nuk i zgjedh. Du me thonë që shumica janë në PSD dhe në VV.
Patëm shku në Badovc për një kamping edhe patëm shku, edhe kena pi e sene. Kah fundi ja nisi m'u bo terr, edhe i patën shtru ata do qebe a ku di unë, edhe pata nevojë me u shtri. Kur jam shtri e kam pas një çikë anash, dhe një burrë rreth të 30-ve. Jam kanë mes tyre dhe kam qenë me fytyrë kah ajo çika. Dhe veç e kam ndi një dorë t'u më prek b****n edhe menjëherë u pata çu edhe reagova. Edhe ai tipi pat bë që është fjet”, - kishte rrëfyer Hana në podkastin e saj.
Për këtë ngjarje, aktivistja tjetër, Liridona Sijarina ka kërkuar hetim nga Policia e Prokuroria e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ajo ka thënë se në vendin tonë dhuna seksuale është aq e shtrirë, saqë edhe ata që flasin kundër kësaj, janë abuzues.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
