Aktivisti publikon huqjen e drejtorit të Shpejtim Bulliqit: Shqipton gjoba duke gabuar udhëzimin administrativ
Aktivsti Shemsi Jashari ka pretenduar se drejtoria e Inspeksionit në Podujevë ka shqiptuar gjoba duke përdorur një udhëzim administrativ që nuk është më në fuqi.
Jashari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se gjobat janë shqiptuar për hedhje të mbeturinave dhe prerje të drunjëve dekorativ.
“Dikush duhet me i'u tregue drejtorisë së Inspeksionit dhe kryetarit Bulliqi se “Ky udhëzim Administrativ” nuk është në fuqi, nga data: 01.09.2022, kur është plotësuar/ndryshuar me ligjin e ri Ligji Nr. 08/L-071 dhe duhet udhëzime tjera administrative të miratohen brenda 12 muajsh!!!” – ka thënë ai.
Tutje, Jashari ka thënë se kjo nuk e arsyeton ndotjen e ambientit, por se gjobat duhet të kenë bazë ligjore, derisa ka kërkuar që të punohet me ligj.
Postimi i plotë:
Huqje e drejtorisë së inspeksionit në Podujevë!!
Drejtoria e Inspeksionit ne Podujevë ka njoftuar dje se gjatë këtyre ditëve ka shqiptuar gjoba mandatore në përputhje me UA 06/2018, për persona fizikë për hedhje të mbeturinave dhe prerje të drunjëve dekorativ.
Dikush duhet me i'u tregue drejtorisë së Inspeksionit dhe kryetarit Bulliqi se “Ky udhëzim Administrativ” nuk është në fuqi, nga data: 01.09.2022, kur është plotësuar/ndryshuar me ligjin e ri Ligji Nr. 08/L-071 dhe duhet udhëzime tjera administrative të miratohen brenda 12 muajsh!!!
Kjo nuk e arsyeton ndotjen e ambienit, dhe as nuk duhet të ndalet komuna për të siguruar ambient të pastër, veç duhet të kenë bazë të qartë ligjore.
Lexoni kapak, ose punoni me ligj ose lene krejt se horë u bonet!