Aktivisti i PSD-së: Elvis Hoxha promovon filozofët që kanë mbështetur fashizmin
Kanë vazhduar kritikat e zyrtarëve të PSD-së ndaj anëtarit të Kryesisë së LV-së, Elvis Hoxha, i cili ka kritikuar ashpër Dardan Molliqajn.
Aktivisti i kësaj partie, Azdren Shala ka thënë se sufleri Elvis Hoxha promovon haptas filozofët që kanë qenë mbështetës të fashizmit millosheviqian.
“Ajo cka tha dje Dardani, eshte e vertete. Rreziku qe qasja ndaj serbeve te shnderrohet ne fashizem eshte realitet. Fashizem nuk eshte vec perjashtimi i tjetrit ne menyre te hapur, por edhe kur tjetri veteperjashtohet per shkak te veprimeve tua te gabuara. Aprovimi ndaj ketij fenomeni, na i heq dilemat. "Le te shkojne ku te dojne serbet" eshte narracioni i qeverise, e qe shqiptaret po e perqafojne naivisht. Kjo ka pasoja. Elemente te fashizmit jemi duke konsumuar. Ah, se gati harrova, kur jemi te fashizmi, sufleri Elvis i promovon haptas filozofet qe kane qene mbeshtetes te fashizmit millosheviqian ne Kosove. Kete eshte mire me dite krejt”, ka shkruar Shala në profilin e tij në “Facebook”.