Aktivisti i VV-së kritikon Hazirin e Muhaxherin e LDK-së, i barazon me Rakiqin e Simiqin - NACIONALE

Aktivisti i VV-së kritikon Hazirin e Muhaxherin e LDK-së, i barazon me Rakiqin e Simiqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Donik Sallova, profesor në një kolegj privat, shpesh ka pasur statuse me qëndrime të afërta me pushtetin aktual. Ai ishte anëtarësuar zyrtarisht në VV në vitin 2019.

Këtë të premte, Sallova ka zgjedhur të komentojë dy deklarata të dy zyrtarëve të LDK-së, Lutfi Haziri dhe Gazmend Muhaxheri, të cilët kritikuan qeverisjën aktuale për hapat në veri.

Sipas Sallovës, në çdo vend të botës deklarata të tilla do të cilësoheshin tradhti kombëtare.

Në fund, Sallova i ka barazuar dy eksponentët e LDK-së me dy eksponentë të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Deklaratat e dy nënkryetarëve të LDK-së, Lutfi Hazirit dhe Gazmend Muhaxheri, ku i pari e krahason kapjen e armatimit të Serbisë dhe të grupeve terroriste në komunat veriore me aksionet e Rankoviqit për mbledhjen e armëve të shqiptarëve, ndërsa i dyti shtrirjen e shtetit demokratik ligjor të Republikës së Kosovës në veri e barazvlerëson me shtrirjen e ligjit të Millosheviqit në "Kosovë e Metohi", në çdo vend të botës do të cilësoheshin tradhëti kombëtare. Tek ne përkundrazi, këta të dy lejohen të kandidojnë për deputetë me aspiratën për marrjen e pushtetit. Natyrisht, sipas deklaratave të tyre, këta e qartësuan tashmë se pushtetin e duan vetëm deri tek ura e Ibrit. Por, do të ishte në detyrën dhe nderin e KQZ-së që para se të certifikojë listat e kandidatëve për deputetë, të verifikojë çdo emër dhe të mos lejojë që në zgjedhje të kandidojnë persona që haptazi deklahohen kundër rendit kushtetues e demokratik në Republikën e Kosovës, duke filluar nga Rakiqi e Simiqi e deri tek Haziri e Muhaxheri” – ka shkruar Sallova në statusin që e shpërndau Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së.

Lajme të ngjashme