Aksion i Policisë në Prishtinë: Konfiskohen 10 motoçikleta, shqiptohen 57 gjoba - NACIONALE

Aksion i Policisë në Prishtinë: Konfiskohen 10 motoçikleta, shqiptohen 57 gjoba

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar planin operativ “Kontrolli i Motoçikletave”, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe garantimit të rendit e qetësisë publike.

Si rezultat i këtij aksioni, janë sekuestruar 10 motoçikleta, ndërsa janë shqiptuar 57 gjoba ndaj drejtuesve të tyre për kundërvajtje të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, vetëm gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Kryeqytetit kanë shqiptuar 57 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, përfshirë edhe kundërvajtje që lidhen me prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Gjatë së njëjtës periudhë janë sekuestruar edhe 10 motoçikleta.

Policia e Kryeqytetit ka bërë të ditur se zbatimi i këtij plani operativ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me fokus parandalimin e kundërvajtjeve, rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e rendit e qetësisë publike.

Njëkohësisht, ajo u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe legjislacionin në fuqi.

Lajme të ngjashme