Aksion i Prokurorisë Themelore në Pejë, tre persona arrestohen për “detyrim” dhe një për “armëmbajtje pa leje”
Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në dalje të qytetit, i cili ka përfunduar me arrestimin e katër personave.
Tre prej tyre dyshohen për përfshirje në veprën penale “Detyrimi”, ndërsa një tjetër është arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë zbatuar edhe masa të veçanta hetimore.
“Pas zbatimit të masave të veçanta, janë kapur në flagrancë katër persona – tre për veprën penale ‘Detyrimi’ dhe një për armëmbajtje pa leje. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar” – ka thënë ai për Klan Kosova.